Një podcast i ri në BBC Radio 6 Music, i dedikuar “evolucionit artistik” të të ndjerit David Bowie, do të prezantohet nga Kate Moss.
Podcasti, i titulluar “Music Uncovered, David Bowie: Changeling”, do të përqendrohet në periudhën 1970-1975, një nga fazat më krijuese dhe përcaktuese të karrierës së David Bowie.
Në një deklaratë, modelja dhe biznesmenja tha: “David Bowie ishte një person shumë i veçantë. Dikush që ishte shumë më tepër sesa një mik, ai ishte një enigmë.” Ajo më pas shprehu entuziazmin e saj për rolin e saj të ri, duke thënë:
“Kështu që kur erdhi mundësia për të zhytur në këtë kapitull të jashtëzakonshëm pesëvjeçar të jetës së Bowie për 6 Music dhe BBC Sounds, duke dëgjuar ata që e ndoqën në udhëtimin krijues dhe ata që vazhdon t’i frymëzojë, isha e emocionuar që ndihmova në rrëfimin e historisë së një transformimi kaq të pabesueshëm. Ky podcast është një nderim i vërtetë i mikut tim, një ikonë e vërtetë britanike.”
Podkasti do të jetë i disponueshëm në BBC Sounds nga 10 shtatori e do të përmbajë intervista arkivore të rralla dhe të papublikuara më parë me David Bowie, duke përfshirë një intervistë ekskluzive të vitit 2001 me krijuesin e podkasteve Des Shaw, si dhe regjistrime nga arkivat e BBC-së të zbuluara së fundmi.
Gjithashtu do të përmbajë intervista të reja me ata që e njihnin David Bowie dhe vazhdojnë të frymëzohen nga trashëgimia e tij, duke përfshirë Chrissie Hyde, Elton John, Iggy Pop dhe Robbie Williams, si dhe deklarata nga Lou Reed, Sinead O’Connor dhe të tjerë.