Negociatori kryesor i Katarit në bisedime, Mohammed al-Khulaifi, tha në një intervistë për CNN se: “Puna jonë nuk ka mbaruar. Ne do të vazhdojmë bisedimet me palët për de-përshkallëzim dhe do të kërkojmë një periudhë më të gjatë të armëpushimit”.
Ai shtoi se izraelitët nuk e shqyrtuan madje as mundësinë për pauzë të përkohshme, “andaj ka shpresë”.
“Përpjekjet tona nuk do të ndalen në këtë nivel. Ne do të vazhdojmë punën”, shtoi ai./UBTNews/