Katari njoftoi të martën rreth marrëveshjes së tij të parë të madhe për dërgimin e gazit natyror të lëngshëm në Gjermani, ndërsa Evropa përpiqet të gjejë alternativa ndaj burimeve ruse të energjisë.
Ministri i Energjisë i Katarit, Saad Sherida al-Kaabi tha se deri në dy milionë ton gaz në vit do të dërgohen për të paktën 15 vjet nga viti 2026 dhe se KatarEnergy po diskuton marrëveshje të tjera të mundshme për ekonominë më të madhe të Evropës.
Kaabi, i cili është gjithashtu shef ekzekutiv i KatarEnergy, tha se shumë vende evropiane dhe aziatike kanë kërkesa për gaz natyror./UBTNews/