Katari po planifikon të ndërtojë një spital fushor në Rripin e Gazës ku Izraeli po kryen një fushatë ushtarake kundër grupit militant islamik palestinez, Hamas.
Spitali me 50 shtretër do të vendoset në Rafah, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe palestineze dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit. Do të ketë një dhomë të operacioneve, njësi të kujdesit intensiv, një laborator dhe barnatore.
Spitali do të drejtohet nga një ekip i Gjysmëhënës palestineze, porse nuk dihet se kur do të fillojë së funksionuari.
Katari ka dërguar qindra miliona dollarë ndihmë në Gaza, që drejtohet nga grupi militant Hamas./UBTNews/