Në një deklaratë të përbashkët nga Këshilli Koordinues Katar-Saudi, emiri i Katarit dhe princi i kurorës i Arabisë Saudite kanë shprehur “shqetësimet e thella për katastrofën humanitare” në Rripin e Gazës.
Emiri Tamim bin Hamad Al Thani dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman theksuan edhe nevojën “për të ndaluar operacionet ushtarake në territoret palestineze dhe nevojën për të mbrojtur civilët në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
“Të dy palët theksuan gjithashtu rëndësinë e presionit ndërkombëtar mbi Izraelin për të ndaluar zhvendosjen e detyruar të palestinezëve”, shtoi ai.
Të dy udhëheqësit i kërkuan komunitetit ndërkombëtar që të “intensifikojë përpjekjet” për të zgjidhur çështjen palestineze në përputhje me parimin e zgjidhjes me dy shtete dhe Nismës Arabe të Paqes./UBTNews/