13 pengje që u morën nga Hamasi do të lirohen të premten, konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid al-Ansari. Ai tha se qëllimi i Katarit është që kjo marrëveshje të përfundojë me një armëpushim të qëndrueshëm.
Në mesin e tyre ka gra të moshuara, fëmijë, dhe ata pritet që të lirohen pasditen e të premtes, në ora 16:00.
Pengjet do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq dhe transferimi i tyre duhet të jetë sa më i sigurt.
“Duhet ta mbajmë mend se kjo është zonë lufte”, shtoi ai./UBTNews/