UBT News

Katalin Novak bëhet presidentja e parë grua e Hungarisë

Katalin Novák është gruaja e parë që është zgjedhur presidente e Hungarisë, raporton UBT News.

Ajo mori 137 vota nga deputetët të enjten, përpara rivalit të saj të opozitës, ekonomistin Péter Róna, me 51.

Novák, 44 vjeç, është një mbështetëse besnike e kryeministrit populist Viktor Orbán dhe më parë ka shërbyer si ministre e rinisë dhe familjes.

“Më ndihmo Zot”, tha Novák pasi fitoi mbështetjen e deputetëve, ndërsa dënoi gjithashtu pushtimin rus të Ukrainës si “të papranueshëm”.

Ajo kishte qenë favoritja për të fituar votën presidenciale, duke qenë se partia Fidesz e Orbanit mban një shumicë të madhe në parlamentin hungarez.

Novák ka mbrojtur vlerat tradicionale familjare të Hungarisë dhe ka mbajtur një fjalim pasionant para deputetëve përpara votimit.

Emërimi i saj vjen më pak se një muaj para zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë.

Lideri i opozitës Peter Marki-Zay kishte thënë se Novak ishte “e papërshtatshme” për postin e presidentit për shkak të afërsisë së saj me kryeministrin hungarez.

Novák do të mbajë një mandat pesë-vjeçar si presidente e Hungarisë, ku ajo ka fuqinë të bllokojë përkohësisht ligjet dhe të thërrasë referendume./UBTNews/

Exit mobile version