UBT News

Kastrati pranon humbjen në Kamenicë

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati pranoi humbjen në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajt sot. Ai e uroi kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje për fitoren.

Kastrati vlerëson se reforma në arsim ka ndikuar në disponimin e votuesve.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat. Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua”, shkroi ai mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version