Antari i PSD-së Gëzon Kastrati ka komentuar qeverinë e Kosovës lidhur me vaksinat.
Përmes një postimi të tij në Facebook ai ka potencuar se kjo qeveri nuk po ndërrmerë asnjë hap drejt sigurimit të tyre.
“I dorëzojmë vaksinën e dorëheqjes Arben Vitisë, Dr. Hipokritit, si kërkesë për përgjegjësi ndaj mospunës e keqmenaxhimit të pandemisë. Mospunë sepse nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret rreth sigurimit të vaksinave”, thuhet në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosovës vazhdon të mos ndërmerrë asnjë hap drejt sigurimit më të madh të vaksinave për qytetarët e Kosovës. Ndërkohë, shëndeti publik po mvaret tërësisht mbi donacionet gjeneroze të të tjerëve teksa vet qëndrojnë stoik në mosveprim. Në të njëjtën kohë, mbi-burokratizimi i procesit të vaksinimit e ka ngadalësuar procesin; sot jemi dëshmitar që ende nuk janë shpërndarë të gjitha vaksinat e marra nga donacioni i parë.
I dorëzojmë vaksinën e dorëheqjes Arben Vitisë, Dr. Hipokritit, si kërkesë për përgjegjësi ndaj mospunës e keqmenaxhimit të pandemisë. Mospunë sepse nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret rreth sigurimit të vaksinave përtej donacioneve, e keqmenaxhim sepse vendosin masa strikte e po shpërndajnë dënime për qytetarët përderisa pushtetarët thejnë rregullat sipas qejfit për shkak të rehatisë së pushtetit.
Aksioni i sotëm është vetëm doza e parë. Ditëve në vijim, ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për një nismë ligjore për të falur mbi 200.000 gjoba, që kanë arritur mbi 10 milionë euro në vlerë, të cilat i janë shpërndarë qytetarëve gjatë pandemisë.