Tek ulësja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka vendosur një pankart me porosinë për Kurtin se ne të tjerët do ta kujtojmë Oliver Ivanoviqin për krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve.
Pankarta përmbante këtë porosi:
Dëshmitarja:
“Oliver shpëtoma djalin”,
Kurti:
“….të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit”
Ne të tjerët
“Po ne do ta kujtojmë Oliver Ivanoviqin për krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve”
Porosia për Kurtin:
“Ka kaluar koha e Bogdan Bogdanoviqit dhe UJDI-t“.