Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendësndihmës Sekretarin e shtetit amerikan, Alexander Kasanof.
Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, derisa nuk do të ketë deklarata për media.
Pas takimit me Osmanin, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Kasanof gjatë qëndrimit në Kosovë do të takojë edhe liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Emisari amerikan po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë në cilësinë e zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit, pozitë në të cilën është emëruar muaj më parë.