Ylli i Hollivudit, Timothée Chalamet, ka konfirmuar se nuk ka plane për t’u rikthyer në televizion, përveç disa rasteve të veçanta, si për shembull një reklamë nën drejtimin e Martin Scorsese ose si prezantues i Saturday Night Live.
Në një intervistë për Vogue, aktori u shpreh prerë: “Jo.” Ai nuk shtoi asnjë kusht apo përjashtim, thjesht buzëqeshi dhe mbylli temën.
Chalamet filloi karrierën e tij në televizion, duke luajtur për herë të parë në një episod të Law & Order në vitin 2009.
Ai pati role të përsëritura në Royal Pains dhe Homeland, por preferon të shmangë ekranin e vogël dhe e sheh kinemanë si fushën kryesore të veprimtarisë së tij.
Aktori pranon se i pëlqen të shikojë televizion dhe ka ndjekur pa ndërprerje serinë Too Much, gjë që e shqetësoi motrën e tij, Pauline Chalamet, e cila e sfidonte që të shikonte edhe serialin Girls para se të gjykonte “Too Much”.
Chalamet vazhdon të përqendrohet në filma dhe projekte që e sfidojnë artistikisht.
Me një karrierë të ndërtuar mbi role të guximshme dhe të thella, ai mbetet një nga talentet më të ndjekura të brezit të ri të aktorëve në Hollywood, duke zgjedhur me kujdes secilin projekt dhe duke ruajtur privatësinë e tij larg ekranit të vogël. /A.Z/UBT News/
