UBT News

Karlie Kloss bëhet sërish nënë, ky është emri unik i vajzës

Modelja botërore Karlie Kloss dhe bashkëshorti i saj, sipërmarrësi Joshua Kushner, janë bërë prindër për herë të tretë.

Më 18 shtator, çifti mirëpriti një vajzë, që e pagëzuan Rae Florence. Ata janë prindër edhe të dy djemve: Levin, 4 vjeç, dhe Elijahu, 2 vjeç.

33 vjeçarja e bëri publike shtatzëninë në muajin mars. Tani ka ndarë me ndjekësit emocionet rreth ardhjes së re në jetë, duke falënderuar Joshua-n për mbështetjen. Ajo theksoi se partneri e ka nxitur të ruajë individualitetin të mos heqë dorë nga vetvetja edhe në rolin e nënës.

Historia e dashurisë së çiftit ka nisur në vitin 2012, ndërsa martesa e tyre është kurorëzuar shtatë vite më parë.

Joshua, i cili është vëllai i Jared Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump – dhe Karlie kanë treguar se lidhja e tyre është forcuar gjatë 13 viteve të përbashkëta, falë momenteve të shumta të përjetuara krah për krah. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version