Kardinali i Vatikanit, Marc Ouellet është kleriku i rangut më të lartë i akuzuar për sulm seksual. Dokumenti gjyqësor u bë publik të martën si pjesë e një padie kolektive kundër dioqezës katolike të Quebec-ut.
Padia përfaqëson më shumë se 100 persona, përfshirë të mitur, të cilët dyshohet se janë sulmuar seksualisht nga 88 priftërinj dhe staf që punonte në dioqezën e Quebec duke filluar nga viti 1940, sipas një dokumenti gjyqësor dhe një njoftimi për shtyp të lëshuar nga firma Arsenault Dufresne Wee që ngriti padinë.
Në dosjen e Gjykatës së Lartë të Quebec, një ankuese anonime pretendon se Ouellet e ka prekur atë, ia ka fërkuar shpatullat dhe shpinën dhe ka bërë komente që e kanë bërë të ndihej jo rehat.
Dokumenti thotë se ngjarjet ndodhën midis viteve 2008 dhe 2010 kur Ouellet ishte kryepeshkop i Quebec dhe kreu i dioqezës dhe ajo punonte si praktikante. Atëkohë ajo ishte 23-vjeçare.
Ouellet nuk përballet me akuza penale./UBTNews/