UBT News

“Karate Kid: Legends” i rikthen yjet Jackie Chan dhe Ralph Macchio

Filmat “Karate Kid” kanë bazë të gjerë të adhuruesve anekënd botës, sidomos nga ata që i pëlqejnë artet marciale.

Vazhdimi i gjashtë në serinë e këtyre filmave “Karate Kid: Legends” i rikthen në ekran të madh yjet Jackie Chan dhe Ralph Macchio. Kurse publikut ia prezanton protagonistin e ri, Ben Wang. Pjesë e kastës janë edhe aktorët Joshua Jackson, Sadie Stanley, dhe Ming-Na Wen.

Filmi me regji të Jonathan Entwistle, e rrëfen historinë e një mjeshtri të ri të sportit luftarak kung-fu, Li Fong, i cili pas një tragjedie familjare bashkë me nënën e tij zhvendoset nga Pekini në New York.

Në qytetin e ri, djaloshi mundohet ta gjejë veten, por vazhdimisht futet në telashe. Një ditë, për ta ndihmuar mikun e tij të ri, Li vendos të marrë pjesë në një garë të karatesë.

Mirëpo aftësitë për këtë sport luftarak nuk mjaftojnë që ai ta fitojë garën, prandaj mësuesi i tij, Mr. Han, i drejtohet yllit të filmave “Karate Kid” për ndihmë. “Karate Kid: Legends” lansohet për publikun e gjerë më datë 30 maj.

Exit mobile version