UBT News

Karakteristikat e telefonit OnePlus

Pas një pauze trevjeçare, OnePlus është rikthyer në prodhimin e pajisjeve të serisë T, dhe modeli i ri mban emrin 13T.

OnePlus 13T nuk sjell përmirësime në specifika, por ka ndjekur qasje të ndryshme krahasuar me modelin OnePlus 13, me theks të veçantë në ergonomi. Pajisja është prezantuar në Kinë dhe pritet të dalë në tregun global në muajt e ardhshëm.

Bëhet fjalë për një smartphone premium kompakt me ekran LTPO AMOLED 6.32 inç, rezolucion FHD+ dhe frekuencë freskimi adaptive nga 1 deri në 120 Hz.

OnePlus 13T është pak më shumë se 150 mm i gjatë dhe pak më pak se 72 mm i gjerë, çka e bën më të lehtë për t’u përdorur me një dorë. Në ekran është integruar një sensor optik për shenjat e gishtave, ndërsa kamera e përparme është 16 MP. Paneli është i mbrojtur me xhamin Oppo Crystal Shield.

Butoni i njohur Alert Slider është zëvendësuar me një buton të ri, Shortcut Key, i cili ende ofron mundësinë për të ndërruar profilin e zërit, por gjithashtu mund të programohet për shkurtore dhe aplikacione të ndryshme.

Shumica e telefonëve kompaktë nuk kanë bateri të mëdha, por 13T është përjashtim. Ai furnizohet nga një bateri silikoni-karboni me kapacitet 6200 mAh, që mbështet karikim prej 80W. OnePlus ka shtuar edhe një hapësirë për ftohje prej 4400 mm² VC për të mbajtur temperaturën nën kontroll.

Në pjesën e pasme ndodhet kamera kryesore 50 MP me sensorin IMX906, si dhe një modul telefoto 2x, 50 MP. Smartphone-i funksionon me procesorin më të avancuar të Qualcomm, Snapdragon 8 Elite, i cili mund të shoqërohet me deri në 16 GB RAM dhe 1 TB memorie të brendshme.

Pajisja përdor ColorOS 15 të bazuar në Android 15. Versioni ndërkombëtar pritet të përdorë sistemin OxygenOS.

Gjithashtu, 13T ka certifikimin IP65 për qëndrueshmëri ndaj ujit dhe pluhurit.

Smartphone-i është i disponueshëm në ngjyrë gri, rozë dhe zi. Versioni me 12 GB RAM e 256 GB memorie të brendshme kushton 446 dollarë në Kinë, ndërsa për versionin më të avancuar me 16 GB RAM dhe 1 TB memorie të brendshme, çmimi arrin në 617 dollarë.

Exit mobile version