UBT News

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Pejë

Një shtëpi në fshatin Brestovik të Pejës është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme. Zjarri ka filluar të përhapej edhe në një shtëpi tjetër.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se njësitet policore dhe zjarrfikësit së bashku edhe me banorët kanë shuar zjarrin në tërësi.

Sipas policisë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version