Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu ka thënë se kapja e Bakhmut do të lejojë forcat e Moskës të kryejnë operacione të mëtejshme sulmuese.
“Çlirimi i Artemovsk vazhdon”, tha Shoigu në fjalimet televizive, duke përdorur emrin e vjetër të epokës sovjetike për rajonin Bakhmut.
Qyteti është një qendër e rëndësishme për mbrojtjen e trupave ukrainase në Donbas.
Kapja e Bakhmutit nga Rusia “do të lejojë më shumë ofensiva”
“Marrja e tij nën kontroll do të lejojë që veprimet e mëtejshme sulmuese të kryhen thellë në linjat mbrojtëse të Ukrainës”./UBTNews/