Një operacion i suksesshëm i Policisë në Ferizaj ka çuar në kapjen e një sasie të konsiderueshme të marihuanës dhe arrestimin e dy të rinjve të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Lënda narkotike është gjetur në formë cigaresh të përgatitura për shpërndarje. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar edhe një veturë të tipit Audi A3, si dhe një telefon mobil, që dyshohet të jetë përdorur për veprimtari të kundërligjshme.
Të dy të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prani të avokatëve të tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.