Njësitë policore të Kosovës kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë në zonën kufitare Dobrosin-Stublinë, pasi katër shtetas serbë, dy meshkuj dhe dy femra, kishin kaluar ilegalisht kufirin në territorin e Kosovës. Pas ndalimit, policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Motivet e hyrjes ilegale në Kosovë ende nuk janë të qarta, dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.