UBT News

Kapet me marihuanë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të Shqipërisë për posedim të substancës narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

“Sipas njoftimit të PK-së, sot më 22.04.2021, rreth orës 13:45, ne Pikën e kalimit Kufitar ‘Qafë Morinë në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë. Veturën e drejtonte A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë. Pas përzgjedhjes së automjetit për kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin kishte futur substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar./UBTNews

Exit mobile version