UBT News

Kapet me ekstazi, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasiqë të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit ekstazi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit i janë gjetur tri copa substancë ekstazi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar, në ora 2:18 pas mesnatës.

Exit mobile version