Një person është proceduar penalisht në Pikën Kufitare në Dheu i Bardhë, nën dyshimin për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të vendit, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, janë gjetur dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë.
Në mesin e dokumenteve të sekuestruara janë certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe të martesës të lëshuara nga Serbia, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave serbe.
I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Rasti mbetet nën hetime./A.K/
