Një luan që endej për një muaj pranë një resorti në Mal të Zi, u kap sot, pas një kërkimi të gjatë, përmes të cilit doli sërish në plan të parë trafikimi i paligjshëm i kafshëve të egra në zonë.
Luani u arratis nga një shtëpi muajin e kaluar dhe u gjet sot n një fshat afër Budvës, në Adriatik, tha Bojan Basanovic, zëdhënës i Agjencisë për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit, e cila mori pjesë në hetim.
“Këlyshi i luanit ishte i rraskapitur dhe tani po ekzaminohet nga një veteriner”, tha ai. “Sipas informacioneve tona ai ka bredhur 30 ditë”.
Kafsha është “në një vend të sigurt”, shtoi ai. Nëse është i shëndetshëm, do të kthehet në vendin e origjinës, që ende nuk dihet ose do të dërgohet në një kopsht zoologjik.
Policia tha për mediat lokale se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar se si luani mbërriti në Mal të Zi. Deri më tani nuk është gjetur asnjë dokument ligjor për importin e tij. /abcnews.al