Gjilan – Ju njoftoj se në bazë të informatave dhe dëshmive që ka Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit i kemi mbledhur përmes rrugëve operative në lidhje me rastet e vjedhjeve të xhamive (është lokalizuar dhe është arrestuar i dyshimti G. G. 2001), fshati Terstenik – komuna Drenas, personi i dyshimtë me datën 03 shtator 2020 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës në stacionin policor në Pejë sepse i njëjti në po këtë stacion është ndaluar për 48 orë si i dyshimtë për rastet tjera të stacionit të Pejës ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.
Gjatë intervistimit janë gjetur fakte të qëndrueshme se ai i ka kryer që të trija (3) vjedhjet nëpër xhamitë në regjionin e Gjilanit dhe atë :
- Xhamia e fshatit Malishevë të Gjilanit i ndodhur me datë 20 Qershore 2020, nr. 2020.CA.0604
- Gjilan te xhamia e “Medresesë “28 Gusht 2020, nr. 2020 CA 0911 dhe,
- Xhamia e fshatit Ponesh gjithashtu me date 28 Gusht 2020, nr. 2020 CA 0912
Me urdhër të prokurorit rastet veç e veç procedohen në procedurë të rregullt pasi që i dyshimti ndodhet në mbajtje dhe është ndaluar nga stacioni policor në Pejê.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që t`i sjell para drejtësisë të gjithë personat e dyshuar të përfshirë në raste të veprave penale njoftoi Ismet Hashani./ubtnews/