Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte zënë duke vjedhur në një qendër tregtare në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke kryer një vjedhje në një qendër tregtare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.