Një 35-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasiqë gjatë gjatës ka vjedhur një automjet.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe gjetur automjetin e vjedhur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo janë njoftuar se në Fushë Milot, ishte vjedhur automjeti i parkuar i një shtetasi, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: – A. P., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.”, ka informuar Policia.
Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ka qenë përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.