UBT News

Kapen tri armë pa leje në Mitrovicë

Policia e Kosovës në dy raste të ndryshme ka sekuestruar tri armë pa leje në Mitrovicën Jugore.

Në rastin e parë, sekuestrimi i dy armëve është realizuar në orët e mbrëmjes, të datës 17 nëntor, në kohën kur policia gjatë patrullimit në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht Bajgorë, në cep të rrugës kanë identifikuar në një çantë ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 10 fishekë.

Mbi këto dëshmi materiale, hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime, nga hetimet fillestare kanë arritur të identifikojnë identitetin e tre personave të dyshuar të cilët mbeten në kërkim policor.

Nga hetimet e deritanishme, behet e ditur se personat e dyshuar me qëllim të shmangies dhe fshehjes së armëve, nga vetura e tyre kanë hedhur çantën në të cilën janë gjetur dy armët. Rrjedha hetimore në drejtim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve është duke vazhduar.

Ndërsa në rastin e dytë sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 10:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit ” në Mitrovicë.

Një njësi patrulluese gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pushkë gjuetie me dy fishekë, për të cilën i dyshuari R.D. (34), nuk posedonte leje.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve.  

Exit mobile version