Në kuadër të masave shtesë “Dita e tregut”, Policia e Kosovës sot në Prizren, në tregun e plaçkave përball Qendrës Sportive “Sezai Surroi’’, kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuar për vjedhje të portofolit nga një i moshuar.
Pas arrestimit dy të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor Prizren ku është hapur rasti.
Të dy të dyshuarit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, në konsultim me prokurorin kujdestar janë ndaluar për 48 orë.