UBT News

Kapen me 21 qese me marihuanë, arrestohen dy persona në kryeqytet

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi atyre u janë gjetur 21 qese me marihuanë.

Lidhur me rastin, njëri person është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësiti patrullues gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ka gjetur dhe konfiskuar 21 qese me marihuanë me peshë 17.9 gram. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, ka informuar Policia.

Exit mobile version