Në kuadër të angazhimeve në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, Njësiti FAST-ILECU në dy ditët e fundit ka kryer dy arrestime në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.
Më 4 qershor 2024, si rezultat i një bashkëpunimi në mes të Njësisë FAST dhe partnerëve ndërkombëtarë është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga Polonia. Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.
Më 6 qershor 2024, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga Turqia. Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.
Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar.