Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Veri të Mitrovicës kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave.
Vaji i kontrabanduar me origjinë nga Serbia, është gjetur në një automjet transportues në fshatin Zubq.
Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.