Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë në Serbi dhe në fshatin Stublinë të Kosovës. Aty është vërejtur të enjten një automjet që barte duhan të llojeve të ndryshme, gjithsej 340 kilogramë të fshehur në najlon të zi.
Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 euro.