UBT News

​Kapen 150 bimë narkotike në rajonin e Gjakovës

Njësitet e Specializuara Kufitare, së bashku edhe njësinë e Antidrogës në Gjakovë, ka realizuar sot një aksion në brezin kufitar me Shqipërinë, ku kanë gjetur dy parcela të mbjella me 150 bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi një deri në dy metra.

Policia e Kosovës po ashtu ka komunikuar edhe me Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me të njëjtit është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka.

Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë kryer në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është iniciuar rasti “Kultivim i bimëve narkotike”, është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.

Në rastin e dytë dje gjatë vëzhgimit të brezit kufitar të Kosovës dhe të Serbisë, në fshatin Stublinë zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte e dyshuara femër me shtetësi serbe, si dhe një pasagjer.

Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme në sasi të mëdha, përfshirë pajisje elektronike, tekstil dhe produkte higjienike.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse policore sipas procedurave të parapara, si dhe me urdhër të prokurorit kompetent personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor për vlerësim nga ana e Doganës së Kosovës.

Në rastin e tretë sot gjatë vëzhgimit në brezin kufitar të Kosovës dhe Serbisë, në rrugën Stublinë-Doberqan, zyrtarët policorë në hyrje të fshatit Dobërqan kanë ndaluar dy vetura me targa të huaja, të cilat po drejtoheshin nga dy të dyshuarit meshkuj shtetas kosovarë.

Gjatë kontrollit të automjeteve të ndaluara, janë gjetur të ngarkuara mallra/pjesë të ndryshme të përdorura të automjeteve, pajisje bujqësore dhe mjete tjera pune.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet e sekuestruara janë dorëzuar në terminalin doganor për numërim, vlerësim dhe procedim nga ana e Doganës së Kosovës.

Exit mobile version