Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të pijeve alkoolike në regjionin e Gjakovës.
Me këtë rast është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht dhe me këtë rast i janë shmangur taksave dhe njëkohësisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, gjithsej janë sekuestruar 14,828 litra pije alkoolike, konkretisht 10,518 litra raki, 4,000 litra verë, 310 litra liker.
“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, ka thuhet në njoftim.