UBT News

“Kanye nuk deshi t’i thoshte ato deklarata për hebrenjtë”

Kryeshefi ekzekutiv i Adidasit, Bjørn Gulden tha se nuk mendon që Kanye West deshi t’i thoshte ato deklarata pas komenteve antisemitike të vitit të kaluar.

Në një intervistë të realizuar së fundi, Gulden e komplimentoi Westin, reperin i cili njihet tash si Ye, duke e konsideruar atë si “një nga njerëzit më kreativ në botë”. Sipas tij, ato deklarata nuk ishin të duhurat, por e shtynë markën Adidas drejt shkatërrimit të kontratës dhe tërheqjes së produktit, duke iu referuar linjës Yeezy.

“Vërtet më vjen keq, sepse nuk mendoj se ai donte të thoshte atë që tha dhe nuk mendoj se është person i keq. Thjesht ndodhi ashtu. Kjo do të thotë se ne e humbëm atë bashkëpunim, një nga më të suksesshmit në histori … e trishtë”, deklaroi ai mes tjerash.

Adidas pësoi një goditje të madhe financiare pas tërheqjes së linjës Yeezy. Kompania tha se pret humbje 1.3 miliard dollarëshe këtë vit, sepse nuk arriti t’i shiste veshjet dhe mbathjet e markës Yeezy./UBTNews/

Exit mobile version