Policia në Ferizaj kanë arrestuar pasditen e së mërkurës një 28-vjeçar që ka kanosur një zyrtar policor përmes rrjetit social Facebook.
Kanosja kishte ndodhur më 16 prill ndërsa arrestimi ka ndodhur pas rreth një muaji.
I arrestuari me inicialet A.A., mashkull, me shtetësi kosovare, tashmë ngarkohet me veprën penale “Kanosje”.
Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, 28-vjeçari ka pranuar se ka kryer kanosjen dhe me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.