Një qytetar informoi policinë se nga data 5 janar 2021, kanosej nga një person i dyshimtë përmes telefonit.
Hetuesit e stacionit policor Prizren-Veri kanë arritur të identifikojnë të dyshimtin dhe të njëjtin e kanë intervistuar.
Hetuesit gjatë intervistës kuptuan së i dyshuari dhe viktima kishin një mosmarrëveshjeve të mëhershme dhe për këtë shkak i dyshimti kishte kanosur viktimën me mesazhe telefonike.
Për këtë rast pas intervistimit u ndalua i dyshimti U.E i lindur në vitin 1979.
Ne lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.