UBT News

Kanosi një person, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njejti ka kanosur një tjetër person.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 08:50 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./UBTNews

Exit mobile version