Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njejti ka kanosur një tjetër person.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 08:50 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./UBTNews