Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 19:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Zaskok është një rast i dhunës në familje .
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Q.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.