Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka arrestuar një person, pasi ka kanosur dy inspektorë të ndërtimit.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Vitromiricë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.