UBT News

Kanosi dy prokurorë, arrestohet dhe ndalohet pejani

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person të dyshuar për kanosje ndaj dy prokurorëve. Në një njoftim për media bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisё në Pejё, më 14 korrrik rreth orёs 19:20, ёshtё informuar se nё rrugën “Mbretёresha Teutё”, i dyshuari ka kanosur pёrmes telefonit dy prokurorë tё shtetit.

“Policia menjëherë ka marrё masat e nevojshme duke kërkuar tё dyshuarin (i njohur pёr Policinё), nё vendbanimin e tij, mirёpo i njëjti nuk ёshtё hasur nga Policia”, thuhet në njoftim derisa bëhet e ditur se pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48 orё. 

Exit mobile version