UBT News

Kanoset me armë zjarri një person në një pompë të derivateve, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe se ka kanosur një tjetër në një pompë të derivateve.

Në raportin 24-orësh të Policisë të Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 30.11.2022 – 22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pistoleta (ajrore) është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Exit mobile version