UBT News

Kanibali i Miçiganit u shpall fajtor për vrasjen e një të riu me të cilin u njoftua në Grindr

Një kanibal 53-vjeçar nga Miçigani është shpallur fajtor për vrasjen e një të riu me të cilin u njoftua përmes aplikacionit të takimeve Grindr.

Mark Latunski do të përballet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Kevin Bacon në dhjetor të vitit 2019.

Ai e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 25-vjeçarit, duke ngrënë pjesë të trupit të tij dhe duke e varur kufomën e gjymtuar e të zhveshur me kokë poshtë në një tavan në shtëpinë e tij në Bennington Township. Gjatë seancës gjyqësore, e cila përfundoi të mërkurën, ai u shpall fajtor.

Bacon u pa për herë të fundit në prag të Krishtlindjeve kur i tha një shokut të dhomës se do të takohej me një burrë me të cilin u njoftua në Grindr./UBTNews/

Exit mobile version