Qindra studentë kosovarë tash e disa javë i kanë transferuar studimet në UBT, teksa këtë mundësi e kanë edhe pak ditë të gjithë studentët e tjerë të interesuar për studime cilësore.
UBT i ka praktikat më të mira për marrjen e njohurive dhe perfeksionim të profesionit, ka staf tashmë të dëshmuar vendor dhe ndërkombëtar, si dhe mbi 500 marrëveshje bashkëpunimi me universitete partnere nga e mbarë bota, që u jep studentëve mundësi për vazhdim të studimeve jashtë vendit dhe për përfundim të internshipeve të ndryshme.
Sikur asnjë institucion tjetër në Kosovë, studimin në UBT e bënë edhe më të vlefshëm anëtarësimi në institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke përfshirë EOQ-në, IPMA-në, IFAC-in, ITA-në etj., si dhe vlerësimi me çmimet më të larta vendore e ndërkombëtare për cilësi.
E gjithë kjo ndikon që diploma e UBT-së të çmohet në tregun vendor të punës dhe të jetë shteg për mundësi të panumërta punësimi për studentët e UBT-së, si dhe të pranohet dhe vlerësohet në të gjitha universitetet ndërkombëtare.
Aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës së UBT-së, nga ku fillimisht ju duhet të bëni kërkesën për transferimin e studimeve, të sillni certifikatën e lindjes, transkriptin e notave me numrin e kredive – ECTS, si dhe indeksin kopje.
Një procedurë e thjeshtë për një të ardhme të sigurtë!