Valon Ramadani, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj ka pranuar humbjen në këto zgjedhje lokale. Ramadani ka uruar kundërkandidatin Agim Aliu për fitoren.
“Votuesit e Komunës së Ferizajit kanë vendosur t’ia vazhdojnë edhe një mandat Agim Aliut. E uroj për fitoren. Ende vazhdon procesi i numërimit dhe komisionerët e vëzhguesit, bashkë me të gjithë ne, do ta vazhdojmë punën që të garantohet secila votë.Falënderoj çdo votues, dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë aktivistët e mbështetësit që kanë dhënë maksimumin në fushatë”, ka shkruar ai mes tjerash.
Kandidati i VV-së thotë se do ta vazhdojnë punën në Asamble Komunale apo në Kuvend të Kosovës, në struktura partiake e shoqërore, për siç shprehet ai për ta bërë më të mirën për shtetin, komunën dhe qytetarët.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Aliu fitoi 63.10% të votave. Aliu ka shpallur fitoren në këtë komunë./UBTNews