UBT News

Kandidatët për rekrut në FSK nga 5 tetori do t’i nënshtrohen testit fizik

Ministria e Mbrotjes informon kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se nga data 05.10.2020-10.10.2020 (Java e dytë), duke filluar nga ora 07:45 në kazermën “SKENDERBEU” në Ferizaj, do t’i nënshtrohen testit fizik.

“Kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete: Të jenë me pajisjet sportive;Fletëdëshminë e aplikimit (numri unifikues personal);Letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi, dhe nuk duhet të kenë me vete orët dhe telefonat e mençur;Kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar;Kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID 19.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./UBTNews

Exit mobile version