1 Tetori shënon fillimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ky karvan makinash do të përshkojë të gjithë Francën për të përcuar mesazhin “Të gjithë të shqetësuar”.
Shumë aktivistë do të përdorin ngjyrën rozë për të ndërgjegjësuar mbi këtë sëmundje që sipas të dhënave nga OBSH vret më shumë se 680.000 njerëz gjatë një viti në rang global.
Pandemia dhe frika se mund të infektohesh në spitale ka ndikuar që vëmendja dhe mundësia për t’u vizituar të ulet.
Mjekët këmbëngulin se ekzaminimi dhe vajtja në spital është i rëndësishëm, pasi pacientët me kancer janë më të ndjeshëm për të përjetuar një gjendje serioze pas infektimit me covid.
Gjatë muajit tetor zhvillohen fushata të ndryshme ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit sepse kapja në kohë e problemit më të vogël shpëton jetë.
Vëmendje, e cila duhet të jetë në cdo moment jo vetëm gjatë kësaj kohe të dedikuar.