UBT News

Kancelari Scholz thotë se po punon për të liruar të gjitha pengjet e Hamasit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se ai po punon me “forcë të plotë” për të liruar të gjithë pengjet e Hamasit, në koordinim të ngushtë me Izraelin dhe do të punojë me fuqitë rajonale në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të dhunës.

“Jam në kontakt të ngushtë me Presidentin e Egjiptit Sisi, i cili ka kanale për në Gaza. Do të flasë me presidentin e Turqisë, Erdogan sot dhe do të pres emirin e Katarit”, tha ai.

“Të tre mund të luajnë një rol të rëndësishëm në de-përshkallëzimin e situatës”, deklaroi tutje ai.

Exit mobile version